Shqipëria dhe komuniteti i futbollit janë tronditur me lajmin e fundit, të vdekjes së të riut në Tiranë.

Martin Cani të hënën është ndarë nga jeta, pas një sherri me thika mes bashkëmoshatarëve.

E për këtë rast, tifozët në “Air Albania” kanë mbajtur një minutë heshtje përpara ndeshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

21 mijë tifozë kanë nderuar 14-vjeçarin Martin Cani që e humbi jetën tragjikisht.

14-vjeçari ishte pjesë e Dinamos U15 dhe ëndërronte të bëhej futbollist.

Gjithashtu tifozët kuqezinj mbajtën në duar një pankartë me shkrimin “Vrasja s’është pasion, Futobolli po! Pusho në paqe Martin!”.


Më herët sot, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka shprehu sot ngushëllimet për ndarjen nga jeta të 14-vjeçarit Martin Cani, duke u shprehu se, “nuk do doja e nuk do dëshiroja kurrë më që të ndaja me ju mesazhe të tilla! Aq më tepër sot, për humbjen e tmerrshme të Martinit 14-vjeçar, i cili prej vitesh kishte zgjedhur si shumë shokë të tij të ndiqte pasionin për futbollin. Fatkeqësisht kjo ëndërr iu ndërpre padrejtësisht në mes”, theksoi Duka.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com