“Në Maqedoni askush nuk është kundër gjuhës shqipe”, kështu tha kryeministri Hrisitijan Mickoski, deklaratë për të cilën i reagoi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Sela tha se, meqë Mickoski nuk është kundër gjuhës shqipe, të hapet shpejt kushtetuta dhe të hiqet 20% që siç tha, gjuha shqipe të bëhet pjesë e saj.

“Oferta ime publike do të ishte, meqë është kështu, unë ju bëjë apel hajde të ulemi dhe shpejtë ta hapim kushtetutën dhe ta heqim 20% nga kushtetuta dhe gjuha shqipe të jetë pjesë e kushtetutës ashtu siç e meriton”, tha Ziadin Sela.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume