Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, realizuan takim me ambasadoret e Gjermanisë dhe Zvicrës, Petra Dreksler dhe Veronik Ulman, me ekspertët e Bundestagut Gjerman dhe me përfaqësuesit e NDI-së, me rastin e pranim-dorëzimit të rentgen-skanerëve të sigurisë nga Bundestagu për Kuvendin tonë.

Kryetari Gashi falënderoi në emër të të gjithë deputetëve dhe qytetarëve, Gjermaninë, Zvicrën dhe NDI-në, për dorëzimin institucional të rentgen-skanerëve që ngre nivelin e sigurisë, transparencës dhe disponueshmërisë së Dhomës Ligjvënëse, besueshmërinë dhe dinjitetin e tij. Pas këtij donacioni dhe trajnimeve do të fokusohet më shumë në çështjen e sigurisë, tha Gashi.

Ambasadorja gjermane Dreksler, në prag të pranim-dorëzimit faktik, e theksoi këtë moment të rëndësishëm për nxitjen e bashkëpunimit afatgjatë, të vazhdueshëm dhe intensiv midis parlamenteve, që janë zemra e demokracisë.

Në këtë drejtim, falënderim për bashkëpunimin dhe përkushtimin për përmirësimin e sigurisë së Kuvendit shprehu edhe ambasadorja zvicerane Ulman, e cila këtë akt e vlerësoi si fillim të mbarë në rrugën drejt qëllimit – servisi i pavarur i sigurisë për Kuvendin.

Sekretarja e përgjithshme, Dimovska falënderoi të gjithë partnerët strategjikë në këtë proces, për mbështetjen vetëmohuese të shërbimeve në të dy parlamentet për ta realizuar të gjithë këtë sot, si dhe për Ambasadën e Zvicrës dhe NDI-së për gjithë punën e bërë në Kuvend.

Të pranishmit ranë dakord që bashkëpunimi i përbashkët do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të ngritjes së Dhomës Ligjvënëse të qytetarëve në një nivel të lakmueshëm.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume