Lideri i Alternativës, Dr. Zeqirija Ibrahimi, gjatë një takimi me strukturat dhe aktivistët e Alternativës në Kumanovë, theksoi rëndësinë e ruajtjes së njerëzores në raport me hallet dhe dertet e qytetarëve.

“Kemi plot raste. Në Shkup, kishim një rast me Bashkimin, ku vjen dikush me hall, i cili ishte punësuar nga BDI-ja. Ai ishte invalid dhe na pyeti: ‘A duhet të bëhem anëtar i Alternativës që të mos humbas vendin e punës?’ Ishte një njeri i verbër dhe në gjendje të rëndë. I thashë: ‘Nuk
ka nevojë të bëhesh anëtar i Alternativës. Rri aty ku je, nuk do ta humbasësh vendin e punës,’” tha Ibrahimi ndër të tjera.

Ai nënvizoi se Alternativa mbetet e përkushtuar për t’i trajtuar qytetarët me ndershmëri dhe drejtësi, pa marrë parasysh përkatësinë politike të tyre.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume