Policia ka gjetur thiken me të cilën 15 vjeçari Mario Përlleshaj vrau 14 vjeçarin Martin Cani, në afëri të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.

Gjuthashtu është gjetur edhe çanta e autorit, të cilën ai e fshehu ditën që goditi me thikë bashkëmoshatarin.

Thika është gjetur pranë ish -ATSH në afërsi të gjykatës së Apelit në Tiranë.

“Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur në afërsi të shkollës “Fan Noli”, ditën e sotme, në afërsi të ATSh-së, në rrugën “Fadil Rada” është gjetur mjeti prerës (thika) që autori dyshohet se ka përdorur gjatë ngjarjes“, njofton policia.