Këto janë momentet e fundit të jetës së Liam Payne! Ylli i popit shihet duket u tërhequr zvarrë në hollin e hotelit Casa Sur në Buenos Aires më 16 tetor. 

Ai vdiq pak momente më vonë pasi u rrëzua nga ballkoni i dhomës së tij, në rrethana ende të paqarta.

Fotoja është publikuar nga Daily Mail dhe media britanike shtron pyetjen: A mund të ishte shpëtuar këngëtari?

Sipas Daily Mail, këngëtari shihet duke u mbajtur nga krahët dhe këmbët nga tre punonjës të hotelit, sipas një dëshmitari, të cilët më pas e hipën në ashensor dhe e dërugan në suitën e tij në katin e tretë.

“Pyetja është pse e lëvizën, nëse ishte kaq sëmurë? Pse stafi i hotelit nuk telefonuan menjëherë një ambulancë?”, shkruan media britanike.

 

Ceremonia mortore e 31-vjeçarit, i cili dyshohet se në momentin kur ra nga ballkoni ishte nën ndikimin e drogës dhe alkoolit, u zhvillua të mërkurën në kishën e Shën Marisë në Amersham, Buckinghamshire. Trupi i këngëtarit u kthye në vendlindje nga babai i tij, Geoff Payne, i cili shkoi në Argjentinë menjëherë pas lajmit për vdekjen e të birit.

Ndërkohë, hetimi vazhdon në Buenos Aires për të cilin akuzohen tre persona, përfshirë Braian Nahuel Paiz, kamarieri 24-vjeçar i cili akuzohet se së bashku me dy persona të tjerë kanë furnizuar me drogë Payne.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume