Motori i një avioni pasagjerësh shpërtheu në flakë pasi u ul në aeroportin e Antalias në Turqi, raportoi uebfaqja Airport Haber.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë ekipet e reagimit të urgjencës duke nxituar në vendngjarje ndërsa flakët dhe tymi përfshijnë motorin.

89 pasagjerët e avionit dhe gjashtë anëtarët e ekuipazhit dolën në mënyrë të sigurtë nga avioni.