Me datë 26.11.2024 në ora 12:50, nga Qendra Emergjente e Gostivarit kanë raportuar se tek ta është sjellë një i mitur nga Gostivari me lëndime të rënda trupore.  Sipas njoftimit, ai ka pësuar lëndimet pasi kishte rënë nga biçikleta para hyrjes së një objektit ku banonte në rrugën ,,Strahinja Simonoski” në Gostivar.  Me autorizim të prokurorit publik, një ekip i DPB Gostivar ka kryer këqyrje në vendin e ngjarjes. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume