Shpërthime u dëgjuan këtë mëngjes në qytetet ukrainase Odesa, Kropivnitski, Harkiv, Rivne dhe Lviv, raportuan mediat ukrainase Zerkalo Tizhna dhe Suspilne, duke deklaruar se bëhet fjalë për një sulm me raketa lundruese ruse.
“Infrastruktura energjetike është sërish objektivi i një sulmi masiv armik,” shkroi në Facebook ministri ukrainas i Energjisë, Herman Halushchenko.

“Armiku vazhdon të sulmojë Harkivin me raketa,” shkroi kryetari i bashkisë, Ihor Terehov, në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Guvernatori i rajonit të Odesës, Oleh Kiper, u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimore.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume