Me datë 27.11.2024 në ora 08:30 në Gostivar, zyrtarët policorë të DPN Gostivar kanë privuar nga liria 58-vjeçaren S.S. nga Gostivari, duke vepruar sipas raportit të mëparshëm se në shtëpinë e tyre familjare, e ka sulmuar fizikisht vajzën e saj 35-vjeçare dhe gjatë sulmit ka përdorur mejet të forta. Më pas, gjithashtu edhe fqinji i tyre H.,,N” e ka sulmuar 35-vjeçaren dhe së bashku me S.S. i kanë marrë dy vajzat e saj të mitura. S.S është ndaluar në stacionin policorë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit. TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume