Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nga takimi me qytetarët në Strugë ka dërguar porosi deri te Gjykata Kushtetuese dhe kryeministri Hristijan Mickoski, që të mos prekin ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe, sepse do ta komplikojnë më shumë situatën.

Ai mes tjerash tha se nuk bëhet fjalë vetëm për 3 nene, por rrezikohet i gjithë ligji edhe pse sipas Selës, edhe tre nenet që apostrofohen janë shumë të rëndësishme nëse shfuqizohen.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume