Zeqirija Ibrahimi sfidon publikisht Ali Ahmetin: Le të tregojë Ali Ahmeti se kur në kohën e tij është arrestuar dikush për përdhosjen e flamurit kombëtar

Gjatë takimit në Haraçinë, kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi,
adresoi incidentet e fundit që ndodhën gjatë festës së flamurit, duke
ofruar një qëndrim të prerë dhe të bazuar në fakte.
“Pati përpjekje për destabilizim, ku u përdhos flamuri shtetëror dhe u
arrestuan ata që ranë pre e mashtrimeve të BDI-së. Por është po aq e
vërtetë se u arrestuan edhe ata që përdhosën flamurin kombëtar,” theksoi
Ibrahimi.
Ai sfidoi drejtpërdrejt Ali Ahmetin, duke pyetur:
“Le të tregojë Ali Ahmeti se kur në kohën e tij është arrestuar dikush
për përdhosjen e flamurit kombëtar.”
Ibrahimi vlerësoi se kjo ndodh vetëm kur politika udhëhiqet me duar të
pastra dhe pa hipoteka, duke nënvizuar se qytetarët nuk duhet të bien
pre e provokimeve për destabilizim.