Një fëmijë 9-vjeçar po lufton për jetën në Qendrën e Urgjencës në Shkup, ndërsa një grua 70-vjeçare ka ndërruar jetë në vendngjarje pas rënies nga një ballkon në lagjen Kisella Vodë të Shkupit.

MPB-ja për Kanal 5 e konfirmon ngjarjen, por nuk jep detaje për shkak të interesit të hetimit.

Nuk dihet në çfarë rrethana gruaja ka kërcyer nga ballkoni dhe nëse fëmija ka qenë me të në atë moment apo ka rënë më herët.

Sipas dëshmitarëve okularë, trupi i gruas ka përfunduar në gardh, ndërsa ndihma e shpejtë e ka transportuar fëmijën në Qendrën Klinike.

Në vendin e tragjedisë janë të pranishme një numër i madh automjetesh të ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve dhe policisë.