Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka thënë se Kyiv ka vendime të vështira për të marrë në lidhje me mobilizimin e tij.
Blinken, duke folur në një takim të ministrave të jashtëm të NATO-s, tha se fuqia punëtore po bëhej po aq problem për Ukrainën sa edhe mungesa e pajisjeve.
“Ukraina ka vendime të vështira për të marrë në lidhje me mobilizimin e mëtejshëm, por këto janë vendime të nevojshme”, ka thënë ai.
Tutje, sekretari amerikan i shtetit këtë situatë e ka konsideruar si kritike, raporton Sky Neës.
“Kjo është kritike, sepse edhe me paratë, edhe me municionet, duhet të ketë njerëz në vijën e frontit për t’u marrë me agresionin rus,” ka shtuar Blinken.