Me datë 05.12.2024 në ora 00:10 në një objekt hotelierik në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria pronarin e objektit B.Z. (20), punonjësin A.S. (20) dhe R.D. (20), të tre nga Gostivari. Gjatë bastisjes në objekt të kryer me urdhër të gjykatës, në të cilin u gjetën tre personat, në objekt dhe tek punonjësi u gjet dhe u konfiskuan marijuanë dhe sende të tjera që dyshohet se burojnë nga vepra penale. Personat janë ndaluar në stacion policorë për procedim të mëtejshëm dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.TS