Një 47-vjeçar u gjet një ditë më parë pa shenja jetë në automjetin e tij në lagjen nr.10 në Korçë.

Përmes një njoftimi zyrtar, uniformat blu bënë me dije se 47-vjeçari humbi jetën si pasojë e hipertensioni gjatë aktit seksual.

Po ashtu është arrestua shtetasja V. Sh., 37 vjeçe, e cila rezulton se ka qenë në automjet, duke kryer marrëdhënie seksuale me viktimën, për të cilën ajo mori edhe pagesë. Ndaj saj rëndon akuza për veprën penale “Prostitucioni”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për shtetasin M. Ç., 47 vjeç, që u gjet i pajetë në automjetin e tij, në lagjen nr.10 Korçë, dhe nga veprimet e para u dyshua se kishte humbur jetën për shkaqe natyrale, ju informojmë se:

Nga veprimet hetimore të deritanishme, të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Korçë, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës, është bërë i mundur identifikimi i shtetases V. Sh., 37 vjeçe, e cila rezulton se ka qenë në automjet, duke kryer marrëdhënie seksuale me shtetasin M. Ç., kundrejt pagesës. Nga hetimet dhe nga ekzaminimet e deritanishme mjekoligjore, dyshohet se 47-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e hipertensionit.

Në vijim të veprimeve për rastin, është arrestuar në flagrancë shtetasja V. Sh., 37 vjeçe, e dyshuar për veprën penale “Prostitucioni”.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume