Zv. kryeprokurori Xhelal Bajrami ka demantuar zërat se personin e dyshuar për zjarrëvënie në veturën e tij dhe veturave të tjera e ka familjarë.

Bajrami për “TV21” tha se të njëjtin nuk e ka familjarë dhe siç shtoi nuk e ka takuar asnjëherë.

“Nuk është e vërtetë se të dyshuarin për zjarrvënie të veturës sime dhe veturave tjera e kam familjar dhe se të njëjtin asnjëherë të vetme nuk e kam takuar në jetë, sidoqoftë le tu mbetet në nderin e atyre që kaq lehtë shpifin dhe rrejnë paturpësisht në këso fatkeqësi, (e kam fjalën për partitë politike)”, tha Bajrami.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume