Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin nëntor 2024 ka filluar më 5 dhjetor dhe vazhdon edhe sot, më 6 dhjetor 2024.
Pagesa mbulon të drejtat e mbrojtjes sociale:
– Ndihmë minimale e garantuar;
– Shtesa për strehim;
– Shtesa e përhershme;
– Ndihmë financiare një herë;
– E drejta për sigurim social për të moshuarit – pension social;
– Ndihma monetare për azilkërkuesit – strehim dhe
– Invalid civil
Vijon pagesa edhe për të drejtat e mbrojtjes së fëmijëve
-Ndihma e garantuar e fëmijëve;
– Shtesa e posaçme,
– Shtesa prindërore për fëmijën e tretë,
– Shtesa prindërore për fëmijën e katërt,
– Ndihma e vetme prindërore,
– Kompensimi monetar për arsimin dhe studimin
– Ndihma e njëhershme financiare për të sapolindurit
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë do të informojë publikun në mënyrë plotësuese për datën e pagesës së të drejtave të mbetura nga mbrojtja sociale (rimbursimi për ndihmë dhe kujdes nga një person tjetër; kompensim për shkak të aftësisë së kufizuar; kompensim për strehim në familje kujdestare), i cili do të realizohet gjatë këtij muaji.
Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë fondet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe celular që nga dita e sotme 5 dhjetor 2024.
Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në përputhje me orarin e përcaktuar sipas renditjes alfabetike, sipas shkronjë së parë të mbiemrit, edhe atë:
– 05.12.2024– А, B, V, G, D, GJ, Е, ZH, Z, X; I, Ј, К, L, LL0
– 06.12.2024– М, N, NJ, О, P, R, S, Т, Q, U, F, H, C, Ç, XH, SH