Me datë 05.12.2024 në ora 09:45, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin D.I. (35) nga fshati Dobroshtë. Ai dyshohet se ka marrë veturën ,,Opel Vectra” me shenja regjistrimi të Tetovës, në pronësi të R.V. (37) nga fshati Dobrosht, e cila është raportuar me datë 03.12.2024 në Drejtorinë e Policisë në Tearcë. Ai është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës, ndërsa automjeti i sekuestruar do t’i kthehet pronarit.TS