Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në kuadër të vizitës së sotme në Ohër, ka takuar Kryetarin e Komunës Kiril Pecakov, me të cilin kanë biseduar për çështje të rëndësishme lidhur me zhvillimet në Komunë dhe planet për të ardhmen.
Bashkëbiseduesit trajtuan çështjen e mbështetjes së nevojshme për funksionimin e Zyrave Parlamentare për komunikim me qytetarët, të cilat janë të një rëndësie thelbësore për forcimin e zërit të qytetarëve dhe kërkesave të tyre.
U theksuan mundësitë për bashkëpunim mes Kuvendit dhe Komunës së Ohrit dhe rëndësia e promovimit të projekteve të përbashkëta për një të ardhme më të mirë të qytetarëve.
Kryetari Gashi, së bashku me deputetët e Ohrit, në kuadër të ciklit të vizitave në terren, kanë vizituar zyrat e Kuvendit për kontakt me qytetarët.
Ata konstatuan se këto zyra janë vendimtare në forcimin e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe mundësojnë komunikim më të ngushtë me qytetarët, gjë që është thelbësore për t’iu përgjigjur nevojave të tyre dhe për të siguruar përfaqësim të denjë në Kuvend.
Gjatë vizitës së tij në Ohër, Kryetari Gasho u takua me familjen Filevi, e njohur dhe e respektuar për traditën e saj të gjatë në prodhimin e perlave të Ohrit. Përfaqësuesit e shtypit të familjes Filevi e njoftuan Kryetarin për zanatin që përcillet brez pas brezi dhe është pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të rajonit.
Kryetari Gashi shprehu kënaqësinë për punën e jashtëzakonshme të familjes Filevi dhe përkushtimin e tyre për ruajtjen e traditës së veçantë për identitetin kulturor të Ohrit dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa theksoi rëndësinë e promovimit dhe mbështetjes së zhvillimit të saj.