Gjykata e Korçës ka lënë në burg 37-vjeçaren Vaide Shuli me akuzën e ushtrimit të prostitucionit.

– Advertisement –
Kjo shtetase vetëm pak ditë më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me Celnik Melcellari, kundrejt pagesës.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 47-vjeçari nga Sovjani me banim në Korçë, në një banesë të marrë me qira, gjatë aktit seksual ka pësuar hipertension, çka i ka sjellë edhe vdekjen.

Në dëshminë e saj, edhe para trupit gjykues, 37 vjeçarja është shprehur se ka ofruar viktimës të telefonojë urgjencën e spitalit për të marre mjekim, por ky i fundit nuk ka pranuar.

Sipas akuzës, 47-vjeçari ka ndërruar jetë brenda në automjetin e tij, në prezencë të Vaide Shulit, e cila nuk ka lajmëruar as policinë për ngjarjen e ndodhur por është larguar drejt banesës së saj, aty ku është arrestuar pas gjetjes së shenjave të gishtërinjve brenda në automjet.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume