Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar Albin Kurtin për kryeministër të Kosovës, sa i përket zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025.

Ky subjekt politik, rezultatin e 9 shkurtit që nga tani e ka “bërë punë të kryer”, pasi thonë se LVV do t’i fitojë zgjedhjet dhe do ta dretojnë sërish Qeverinë.

“Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi Kryeministri i Republikës së Kosovës, është kandidati, i nominuari, është Kryeministri i Qeverisë Kurti 3 që do të jetësohet në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Urime”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Albin Kurti ka qeverisur në mandatin e dytë që nga marsi i vitit 2021.

Opozita në Kosovë thotë se qeverisja e tij ka dështuar në të gjitha sferat – duke theksuar gjendjen ekonomike në vend.

Por, Qeveria thotë se ka rritje ekonomike – teksa opozita kritikon se po manipulon me shifra, pasi qyteterët jetojnë më keq.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume