Gazetari nga Shqipëria Blendi Fevziu ka reaguar ashpër në lidhje me ngjarjet e fundit në Maqedoninë e Veriut sa i përket ligjit të gjuhës shqipe që me 11 dhjetor pritet që Gjykata Kushtetuese ta shfuqizojë këtë ligj.

Sipas Fevziut nëse Gjykata Kushtetuese merr vendim për zhbërjen e gjuhës shqipe mund të shlyej 20 vjetë të historisë së bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe maqedonasve, përcjell TS.
Fevziu thotë se tentativa e maqedonasve për ta bërë një shtet vetëm të maqedonasve përfundoi me një luiftë në vitin 2001 ku më pas lindi Marrëveshja e Ohrit. Çdo tentim për ta prishur Marrëveshjen e Ohrit është një hedhje zjarrit benzinë.

Ndryshe BDI nga mbrëmë qëndron në tenda para Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur ligjin e gjuhës shqipe deri me 11 Dhjetor./TS/

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume