Me datë 08.12.2024 në ora 06.15 në fshatin Kuçevishtë, Shkup, nga njësiti policor Intervet në SVR Shkup është privuar nga liria D.P (26) nga fshati Kuçevishtë, Shkup. Ai dyshohet se gjatë vitit 2024 në afërsi të Qendrës së Transportit në Shkup në mënyrë të pacipë ka kryer disa vepra penale “grabitje” dhe për të qytetarët kanë shkruar në rrjetet sociale. Ai është ndaluar në Komisariatin e Policisë së Aeroportit dhe në konsultim me prokurorin publik, pas procedurës së shpejtë ndaj tij është bërë kallëzim penal. Gjyqtari në procedurë të mëparshme i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh dhe më pas është dërguar në Burgun e Kumanovës për vuajtje të dënimit.