Me datë 09.12.2024 në ora 23:20, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar personat S.Sh.  (45) dhe Sh.Sh.  (25) nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm nga personi G.P.(41) nga Gostivari, se rreth orës 22:00 kanë cenuar rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive dhe të pahijshme në objektin e tij hotelierik në rrugën ,,Pançe Poposki” në Gostivar.  Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tyre do të vijojë parashtresa përkatëse. TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com