Më datë 10.12.2024 në ora 02.10 në rrugën ,,Tullana” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin S.B.(51) nga Gostivari, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm, se në shtëpinë e tyre familjare e ka sulmuar fizikisht gruan e tij 47-vjeçare. Ai është ndaluar në stacion policorë dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse. TS