Në ditën që Gjykata Kushtetuese do të mbajë seancë për ligjin për gjuhët, Bashkimi Demokratik për Integrim u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen para Kushtetueses me fillim nga ora 09:00. BDI tha se, ky është moment vendimtar dhe shtoi se, do të dërgojnë mesazh për rëndësinë e respektimit të barazisë, drejtësisë dhe vlerave demokratike

“Të nderuar qytetarë,

Nesër, më 11 dhjetor, në ora 09:00 para dite, ju ftojmë të bashkoheni me ne përpara Gjykatës Kushtetuese.

Ky është një moment vendimtar për të ardhmen e shtetit tonë multietnik dhe demokratik.

Të bashkuar dhe të qetë, le të dërgojmë një mesazh për rëndësinë e respektimit të barazisë, drejtësisë dhe vlerave demokratike.

E ardhmja është në duart tona”, thotë BDI!