Reagim ka pasur edhe nga partia në pushtet VMRO-DPMNE, nga ku thanë se data 11 dhjetor erdhi dhe asgjë nuk ndodhi, dhe se këtë e dinte edhe BDI-ja, por ajo me qëllim krijon tensione, sepse siç shtuan, BDI-së nuk u interesojnë të drejtat e shqiptarëve, por duan të mbrojnë kriminelët në radhët e tyre si Artan Grubi e të tjerë.

“BDI me qëllim krijon një atmosferë të vazhdueshme të tensioneve etnike, këtë e bëjnë kur përballen me sfida dhe probleme për shkak të krimit dhe në këtë mënyrë duan të shpërqendrojnë vëmendjen”, tha Brane Petrushevski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume