Me datë 11.12.2024 në ora 23:00, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arestuar personat L.E.(37) dhe B.M.(32), të dy nga fshati Banjicë e Epërme e Gostivarit, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se kanë shkelur rendin dhe qetësinë publike duke u sjellur keq ndaj dy femrave në një objekt shitës në bulevardin ,,Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar. Ata janë ndaluar në Stacion policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume