Gjykata Themelore në Tetovë sot pritet të marr vendimin se kujt do t’i takojnë vulat e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravarit ose Ziadin Selës.

Procesi ishte shtyrë disa herë deri më tani, duke akuzuar Sela dhe Taravari njëri tjetrin për ndërhyrje në drejtësi.

Kjo çështje u hap nga dita që ASH pësoi fraksion, duke u ndarë dhe anëtarësia e saj ndërmjet ASH-krahu i Selës dhe ASH-krahu i Taravarit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume