Granit Xhaka ka shfaqur respektin për kundërshtarët në kualifikimet e Botërorit, aty ku do të ketë sërish përballje emocionale.

Kapiteni i Helvetikëve do të luajë sërish përballë Kosovës, pasi shorti i hedhur në Cyrih ka siguruar një përballje të vështirë për të.

“Grup shumë i lezetshëm, por i vështirë”, ka thënë fillimisht Xhaka për Blick.

“Ka kohë që nuk luajnë kundër Suedisë dhe Sllovenisë. Dhe asnjëherë nuk kanë mundur të fitoj kundër Kosovës, ndaj së cilës kanë luajtur dy herë në kualifikueset e fundit të Kampionatit Evropian dhe në një ndeshje miqësore”.

Xhaka për Kosovën shtoi: “Një skuadër e fortë dhe sigurisht gjithmonë një lojë e veçantë dhe e bukur për mua dhe familjen time”.

Padyshim se emocionet do të jenë të mëdha për këto dy përballje, pasi Graniti e di se do të duhet të mbajë balancën nga të dyja anët.