Me datë 13.12.2024 në ora 13:30 në rrugën “Shtipska” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar personin K.K. (43) nga Tetova, i cili me urdhër të gjykatës ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burg prej tre vjetësh, për shkak të dënimit për veprën e kryer penale “prodhimi dhe shitja e paautorizuar e drogave narkotike, substancave psikotrope dhe pararendësve”. Ai është dërguar në INKP burgu Idriovë për vuajtje të dënimit.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume