Më datë 13/14.12.2024 në periudhën prej orës 22.10 deri në ora 00:45, zyrtarë policorë nga SP Gostivar kanë privuar nga liria personat Sh.Sh. (49) dhe Z.I (22), të dy nga fshati Çegrane, rajoni i Gostivarit. Gjatë bastisjes së kryer në një objekt hoteliere në fshatin Çegrane me urdhër të gjykatës, në pronësi të personit Sh.Sh., tek pronari dhe punonjësi Z.I. Janë gjetur dhe konfiskuar 53 pako me kokainë, marihuanë dhe para. Ata janë ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.