Blerand Ramadani është zgjedhur sekretar i përgjithshëm i ASH-së së Arben Taravarit ai ka bërë të ditur një vendim të tillë në rrjetet sociale nga ku ka deklaruar se so të pumoj për të gjithë e në veçanti për përkrahësit e ASH-së

Të nderuar kuvendarë,

Me përulësi dhe mirënjohje të thellë pranoj zgjedhjen time si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë sonë. Ky besim i dhënë nga ju, me një votë të shumicës, përfaqëson jo vetëm mbështetje për mua personalisht, por mbi të gjitha një përkushtim ndaj vlerave dhe qëllimeve që na bashkojnë si parti.

Ky është një nder i madh dhe një përgjegjësi akoma më e madhe. Ju siguroj se vendosmëria dhe përkushtimi im do të jenë në nivelin e besimit që keni treguar. Së bashku, do të vazhdojmë të forcojmë strukturat tona, të thellojmë lidhjen me qytetarët dhe të realizojmë me sukses misionin tonë për një të ardhme më të drejtë, më të barabartë dhe më të begatë për vendin tonë.

Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen tuaj dhe bashkëpunimin që kemi pasur deri tani. Uroj dhe besoj se kjo frymë bashkimi do të vazhdojë të na udhëheqë në çdo hap të rrugëtimit tonë. AleancaPerShqiptaret