Gostivar – Një 59-vjeçar nga Gostivari ka pësuar lëndime të rënda trupore brenda ambienteve të Qendrës Mjekësore në Gostivar, ndërsa rasti është denoncuar në polici.
Sipas informacioneve që i ka siguruar Tetovasot, më 19 tetor 2026, rreth orës 18:10, L.M. (59) ka raportuar në DPB Gostivar se rreth orës 13:00, teksa priste ashensorin në bodrumin e spitalit, një punonjës që shtynte një karrocë me pajisje mjekësore i kishte zënë këmbën me rrotën e karrocës, duke i shkaktuar lëndime të rënda.
Tetovasot mëson se, sipas denoncimit, punonjësi kishte vazhduar të lëvizte edhe pse ishte paralajmëruar disa herë.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa Tetovasot do të informojë për çdo zhvillim të ri.