Tetovë – Një rast i ri i dhunës në familje është regjistruar në Tetovë, ku një 42-vjeçare ka denoncuar bashkëshortin për sulm fizik.
Siç raporton Tetovasot, gruaja ka denoncuar se më 19 tetor, rreth orës 20:00, pas një mosmarrëveshjeje në shtëpinë familjare, është sulmuar nga bashkëshorti i saj K.M. (37).
Sipas policisë, të cituar nga Tetovasot, i dyshuari është paraqitur vetë në SPB Tetovë në orët e para të mëngjesit të 20 tetorit, ku është ndaluar.
Pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzimi përkatës.