Gostivar – Një 23-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Sipas informacioneve që ka siguruar Tetovasot, më 20 tetor, rreth orës 00:20, policia ndaloi në fshatin Bellovisht një automjet “Opel” me targa të Gostivarit.
Gjatë kontrollit u konstatua se drejtuesi A.R. (23) nuk posedonte patentë shoferi.
Tetovasot raporton se pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ndërmerren procedurat ligjore përkatëse.