Me datë 16.12.2024 në ora 02:35 në rrugën ,,Todor Tsipovski Merxhan” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.K.(39) nga fshati Poroj i Tetovës, për shkak të dyshimit të bazuar se në ora 02:10 në rrugën ,,Pohor Pçinski” ka tentuar të kryejë “vjedhje të rëndë” në automjet në pronësi të C.S. (36) nga Tetova. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.