Me datë 15.12.2024 në ora 15:00 në Stacionin Policor Gostivar, një grua e moshës 50 vjeçare nga një fshat i Gostivarit së bashku me mbesën e saj të mitur në prani të përfaqësuesit të Qendrës për Çështje Sociale Gostivar ka raportuar se. prej disa kohësh njerka M.S. ishte sjellur në mënyrë agresive ndaj mbesës së saj dhe e kishte dhunuar atë psiqikisht dhe fizikisht. Sipas kallëzimit, ajo për ndodhitë kishte kuptuar nga mësuesja të cilës i kishte rëfyer në besim e mitura. Po merren masa për zbardhjen e rastit. TS