Miratimi i propozim ligjit për arsim të mesëm në të cilën parashihet intonomi i himnit shtetërorë në shkolla të mesme ka ngjallur reagime të shumta në opinion.

Kundër këtij propozimi siç e ka quajtur “fashist” është edhe profesori Naser Miftari i cili në një prononcim për Klan Maqedoni ka deklaruar se Ministria e Arsimit duhet të merret me zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen shkollat e jo të krijojë probleme të reja. Sipas Miftarit, nuk është momentumi politik për një gjë të tillë, dhe thotë se shkollat janë për të edukuar nxënësit e jo për tu marrë me politikë.

“Edhe nëse realizohet ajo do të ketë kundërthënije, me të cilën do të dalim jashtë kornizës për të cilën jemi dedikuar. Ne këtu jemi për të ngritur vetëdijen për të edukuar dhe arsimuar e jo të merremi me politikë dhe kështu që pahezitim do ta them, mendoj se janë shenja fashiste, elemente fashiste” – tha Miftari.

Shton se Qeverisë, respektivisht Ministrisë së Arsimit nuk ju dasht një propozim i tillë. E duke komentuar propozim ligjin dhe pjesën në të cilën thuhet se për të intonuar ose jo himnin do të vendosë organi themelues, në këtë rast komuna profesori Miftari ka një pyetje.

“Çfarë do të bëhet, kushtimisht po them ku themelues është komuna me shumicë shqiptare, shembull në Tetovë. Cilën himnë do ta këndojnë ato? Andaj nisur nga këto pikpamje, unë mendoj se kjo nuk ju dasht Qeverisë së sotme në fakt nuk ju dasht Ministrisë së Arsimit që të preke në këto ligje. Nuk e shof të arsyeshme. Nuk e shof të arsyeshme për shumë raste, ne mësimdhënësit në shkolla jemi ata të cilët menaxhojmë punën në shkollë, mundohemi t’i edukojmë dhe arsimojmë nxënësit, si do ta organizojmë nxënësin tonë kur në shkollën tonë është kryekput një nacionale, një kombëshe , dmth mësohet në gjuhë antare shqipe” – tha Naser Miftari.

Sipas Miftarit, duke u bazuar në këtë pikë, propozimi do të hazë në pengesa të shumta dhe në shumë raste edhe nuk do të realizohet.

“Himni paraqet simbolin më sublim të një kombi por në rastin konkret Maqedonia është shtet shumë kombësh është shtet shumë nacional me të cilën që tani kur u hodh si temë diskutimi kishte kundërshtime nga më të ndryshmet dhe më të shumta. Kështu që çdo ndryshim ligji në të cilën bije ndesh po të këtyre grupeve që jetojnë në RMV unë mendoj se nuk është e mirë” – tha Naser Miftari, profesor.

Ndryshe, dje Kuvendi ka miratuar leximin e parë të propozim ligjit për arsim të mesëm por i njëjti pritet të kalojë në komisionin amë mu në këtë komision me shumë amendamente pritet të bllokohet nga opozita shqiptare, Fronti Europian, përmes amendamenteve. /tvklan.mk/