“Urime të përzemërta për 30-vjetorin e Universitetit të Tetovës! Ky institucion është fryt i përkushtimit dhe sakrificës, një simbol i krenarisë sonë kombëtare dhe një dritë që ndriçon rrugën e dijes për brezat e rinj.
Në këto tri dekada, Universiteti ka qenë shtëpi e dijes dhe zhvillimit, duke u bërë pjesë e pandashme e identitetit dhe emancipimit tonë.
Faleminderit të gjithëve që me punë e përkushtim kanë ndihmuar ta ndërtojnë këtë institucion. Gëzuar dhe për shumë vite të tjera suksesi e lavdie!” ka shkruar Mexhiti

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume