Bexheti thirrje Grubit që të dalë para drejtësisë: Pastërtia e tij ose shkeljet ligjore të konstatohen nga organet gjyqësore
Në Daily Click, deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Blerim Bexheti tha se, Artan Grubi duhet të dal para organeve të drejtësisë dhe të përballet me ligjin, përcjell TV21. Bexheti tha se, si do që të jetë, nëse është I pastër ose nëse ka bërë shkelje ëigjore, kjo të konstatohet në organet kushtetuese të vendit.
“Artan Grubin e ftoj publikisht edhe në emër të partisë por edhe në emër timin qe te paraqitet para organeve të drejtësisë që të ballafaqohet. Ka të bëje me rastin e lotarisë. Si çdo qytetar, bartës i funksionit publik që ka qenë dhe iu ka dhënë mundësia që të jetë që të gjitha dilemat që nëse ai thirret që është i pastër ose nëse ka bërë shkelje të ligjit të konstatohet në organet kushtetuese ligjore dhe uroj që të ballafaqohet ai fhe shunë të tjerë”, tha Blerim Bexheti.