MPB njofton se sot është kryer bastisje në Haraçinë, ku janë gjetur armë dhe municion.

“Me datë 18.12.2024 rreth orës 01:30, zyrtarë policorë nga Njësia për Shpërndarje të Shpejtë dhe Njësiti për Trafikim Ilegal në SPB Shkup, në rrugën lokale nga fshati Orlancë në drejtim të fshatit Nikushtak, në atarin e Komunës së Haraçinës, kanë gjetur mitrolozë, nëntë pushkë automatike, korniza të shumta boshe për një automatik dhe një karikator për automatik, dy korniza për një pushkë automatike me plumba, një kavanoz me municion, një çantë shpine dhe sende të tjera.

Armët e gjetura janë dorëzuar për ekspertizë në Departamentin të Hetimeve Ligjore për ekspertizë dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.