Policia në Shkup ka privuar nga liria katër persona pasi gjatë kontrolleve u janë gjetur dhe konfiskuar lëndë pluhurore e bardhë dhe marihuanë.
Sipas SPB Shkup, më 18 nëntor 2026, në lokacione të ndryshme në kryeqytet janë arrestuar H.E. (35) nga Shkupi, I.D. (49) nga Lisiçja e Poshtme, S.F. (32) nga Turqia dhe E.O. (24) nga Turqia.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë parashtresa përkatëse.TS