Një automjet është djegur sërish në Shtip, kësaj radhe i ish shefit të SPB-së, Bobi Gidioski. Vetura është djegur në rrugën “Vanço Kitanov” në parkingun para objektit banesor, ndërsa ngjarja është raportuar në Stacionin Policor në Shtip pesë minuta pas mesnate.

Automjeti “Volksvagen Golf” me targa të Shtipit ishte në pronësi të vajzës së Gidioskit, por ai ishte përdorues i të njëjtës. Në Shtip, ky është automjeti i dytë që digjet në vetëm tre ditë, ose i katërti në më pak se dy muaj. Në tetor ishte djegur vetura e menaxherit të televizionit rajonal M-Net, më pas një veturë ishte djegur në lagjen Ballkanska, ndërsa dy ditë më parë një veturë ishte djegur në rrugën “Sremski Front” në Shtip.TS

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume