Sot, në zyrat e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) në Maqedoninë e Veriut, koalicioni VLEN nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit “Fito me Integritet”.
Ky memorandum pasqyron zotimin tonë për reforma të thella brenda partive politike, me qëllim rritjen e besimit të qytetarëve dhe sigurimin e një gare të drejtë dhe transparente në zgjedhjet e ardhshme.
Me “Fito me Integritet”, koalicioni VLEN angazhohet për:
• Krijimin e një kulture organizative përfshirëse;
• Përzgjedhjen e kandidatëve bazuar në meritokraci;
• Sigurimin e shanseve të barabarta për të gjithë;
• Garantimin e transparencës financiare.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një politike më të ndershme dhe të përgjegjshme në shërbim të qytetarëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume