Me datë 18.12.2024 në ora 15.05 në SPB Tetovë, një 42 vjeçar nga Tetova ka raportuar se me datë 06.12.2024 i është hakur profili i tij në mënyrë të pa autorizuar dhe në celularin e tij ka marrë njoftim se është shkyçur nga llogaria e tij e përdoruesit dhe teksa tentoi të hynte sërish, ai mori një tjetër njoftim nga aplikacioni tjetër celular, i cili shërben për të menaxhuar një portofol elektronik për kriptovalutat, se me sukses është realizuar një dalje e mjeteve prej 3.737 dollarë amerikanë ose rreth 219.135 denarë. Po merren masa për zbardhjen e rastit. TS