Bora ka mbuluar disa qytete në Maqedoninë e Veriut ashtu siç ishte paralajmëruar për sot informon Tetovasot.

Këto reshje po bien me intensitet të shtuar në Shkup,Tetovë,Gostivar dhe në disa zona të ulëta në nivel të shtetit.
Rrugët për momentin janë të kalueshme në ndërkohë që policia ka vazhduar me apelin për vozitësit që të kenë kujdes dhe poashtu të kenë me vete pajisjet e nevojshme.

Bora gjithashtu sjell mundësi për aktivitete të ndryshme dimërore, siç janë skijimi, shëtitjet në natyrë etj .

Edhe Kodra e Dielli një vend turistik është përfshirë nga këto reshje që paralajmërojnë një sezon të mirë për turizmin.Ai vend duke u mbuluar me borë, ofron skena të mrekullueshme për ata që duan ta zbulojnë bukurinë e këtij vendi gjatë stinës së dimrit dhe ta shfrytëzojnë kohën për aktivitete të ndryshme dhe skijim

Kodra e Diellit , njihet për bukuritë e saj natyrore dhe peizazhet mahnitëse. Kur bora mbulon këtë vend ajo krijon një pamje magjike, ku shtëpitë tradicionale dhe natyra përreth merr një pamje të bardhë e të qetë. Ts