Artisti shqiptar, Bardhyl Idrizi – Bardhi, lirshëm mund të thuhet se ka pasur një vit të trazuar.
Kjo pas pjesëmarrjes së tij në Big Brother VIP Albania, e më pas për të gjitha gjërat e tjera që ndodhën.
Por, natyrisht se e konsideron edhe vit të mirë pasi u bë baba për herë të parë i një vajze të quajtur, Nea.
Foto: Screenshot/Instagram
Në një postim të publikuar në InstaStory, ai bën një falënderim për të gjitha gjërat që ka mësuar në këtë vit.
“2024. Faleminderit për të gjitha mësimet. 2025 jam gati”, shtoi ndër të tjerash reperi.
Bardhi tani është zhvendosur në Tiranë dhe po bën një jetë krejtësisht të re bashkë me Sara Gjordenin.
Ata u njohën në Big Brother dhe tani në dhjetor u bënë edhe prindër.