Drejtori i një ndërmarrje publike në Bërvenicë raporton për keqpërdorim detyre inkasuesin e ndërmarrjes.Kërkon ti kthejë paratë e marra
Me datë 24.12.2024 në ora 10:50 në SPB Tetovë, personi M.A. (66) nga fshati Sedlarcë e Poshtme, drejtor në një ndërmarrje publike komunale nga Bërvenica, ka raportuar se Sh.I. nga fshati Miletinë, i punësuar si inkasues në ndërmarrje, ka keqpërdorur pozitën e tij në atë mënyrë që gjatë viteve 2023 dhe 2024, ka lexuar ujëmatësin dhe ka kryer pagesat nga përdoruesit në shtëpitë e tyre në fshatin Miletinë dhe fshatin Bllacë, me çka paratë i ka përvetësuar për vete dhe nuk i ka dorëzuar në ndërmarrje. Pas kontrolleve të kryera është konstatuar se kompania është dëmtuar për rreth 120.000 denarë. Rastin në ndërmarrje e kanë konfirmuar edhe shfrytëzuesit e këtyre shërbimeve, të cilët kanë dorëzuar fatura se shërbimet i kanë paguar, ndërsa mjetet dhe fletëpagesat nuk janë dorëzuar nga departamentet kompetente në ndërmarrje dhe të njëjtët shfrytëzues figurojnë me borxhe me faturat e papaguara. Sh.I. është paralajmëruar që t’i kthejë paratë, por deri në raportim nuk e ka bërë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.TS